Ndërlidhjet

BUKURESHT


Uniteti i Bashkimit Evropian është më i rëndësishëm se fati i Kosovës në raport me Serbinë, tha ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouschner pas takimit me homologun e Rumanisë, Adrian Ciorianu.
"Jemi në pritje të një zgjidhje pozitive për të cilën do të merreshin vesh palët. Por pavarësisht nga zgjidhja, uniteti i Evropës duhet të ruhet. Do të ishte disfatë për politikën evropiane nëse paraqitet plasaritje mes grupeve që do ta njihnin Kosovën e pavarur dhe atyre që nuk do ta njihnin", tha Kouschner.
Ai shtoi se në kuadër të zgjidhjes së statusit të Kosovës duhet marrë parasysh aspekte të ndryshme, si gjetjen e zgjidhjes që do t'i kënaqte të dyja palët, ruajtjen e unitetit të Evropës dhe pozicionin e Rusisë.
Por Kouschner i kritikoi edhe komentet e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili tha dje se Moska nuk do të lëshojë pe për Kosovën.
"Të gjithë 27 anëtarët do takohemi që ta mbështesim qëndrimin evropian, që nuk është patjetër i njëjtë me atë të Rusisë, e cila dje foli pak ashpër, ose qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, i cili duket tepër i vendosur. Do të jetë një qëndrim evropian", tha Kouschner.
XS
SM
MD
LG