Ndërlidhjet

BAGDAD


Komandanti i lartë i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Irak, Raymond Odierno tha se disa muaj të ardhshëm do të jenë kritik për të vlerësuar nëse dhuna mund të zvogëlohet edhe mëtutje dhe të mbahet siguria me më pak trupa amerikane. Gjenerali Odierno tha se sulmet në muajin gusht ishin më të ultat në 13 muajt e fundit. Këto komente u bënë pasi një raport jo partiak i qeverisë amerikane konkludoi se qeveria e Irakut ka dështuar ti plotësoj 11 prej 18 standardeve politike dhe ushtarake të përcaktuara nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG