Ndërlidhjet

BEJRUT


Zyrtarët në Liban thonë se armata ka vrarë së paku 222 militantë islamikë nga një grup i ndërlidhur me al-Kaidën gjatë 15 javëve të luftimeve në kampin refugjat palestinez në veri të Libanit. Armata përfundimisht e mori kontrollin ndaj kampit Nahr al-Bared të dielën pas luftimeve dhe bombardimeve kundër militantëve të grupit Fatah al-Islam, që ishin të rrethuar brenda kampit. Ministri i mbrojtjes, Elias al-Murr poashtu ka thënë se 202 militantë ishin zënë gjatë luftimeve dhe se një numër i panjohur ishin varrosur në varreza masive brenda kampit, që në masë të madhe është shkatërruar.
XS
SM
MD
LG