Ndërlidhjet

BERLIN


Ministri i mbrojtjes, Franz Jozef Jung, njoftoi se tre persona janë arrestuar në Gjermani të dyshuar se kanë planifikuar sulme terroriste. Ministri Jung i deklaroi televizionit gjerman se ka ekzistuar një "kërcënim i afërt". Gjatë mëngjesit të sotëm, një rrjet televiziv publik gjerman, raportoi se dy prej të arrestuarve janë me kombësi gjermane, ndërsa i treti është pakistanez. Ata kishin planifikuar sulme në aeroportin e Frankfurtit dhe në bazën ushtarake amerikane në Ramshtajn. Tre të dyshuarit ishin arrestuar mbrëmë vonë.
XS
SM
MD
LG