Ndërlidhjet

PRISHTINË


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka njoftuar se kryetari i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht gjendet në Tribunalin e Ndërkombëtarë të Hagës, ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet që janë paraparë të mbahen më 17 nëntor. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij Misioni, Aleksandar Ivanko,duke u bazuar në Kornizën Kushtetuese të Kosovës. Në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme, Haradinaj do të jetë bartës i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkohë ka reaguar zëdhënësja e Tribunalit të Hagës Olga Kavran, e cila ka thënë se Prokuroria e Tribunalit është e shqetësuar me këtë vendim të UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG