Ndërlidhjet

UASHINGTON


Al Kaeda tha se lideri i grupit terrorist, Osama bin Laden, së shpejti do të shihet në një video të re për ta shënuar 6-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Njoftimi u bë në faqen e internetit të grupit militant islamik Al-Sahab, por nuk është saktësuar kur do të publikohet videoja.
Bin Laden është parë për herë të fundit në një video deklaratë në nëntor të vitit 2004, gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.
XS
SM
MD
LG