Ndërlidhjet

VIANA DO CASTELLO


Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në takimin e mbajtur në Viana Do Kastello të Portugalisë, janë shprehur kundër ndarjes së Kosovës, duke thënë se ndarja do të destabilizonte tërë Ballkanin. Kundër ndarjes së Kosovës janë shprehur Ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe Suedisë.
Ministri i Jashtëm i Francës Bernar Kushner ka deklaruar se "Ne nuk e mbështesim ndarjen e Kosovës. Ky opsion nuk bënë punë. Për mua kjo është punë e kryer". Në anën tjetër ministri i Jashtëm britanik Miliband, ka thënë se këtu nuk shehë asnjë kerkesë për ta ndarë Kosovën. Ndërkaq ministri i jashtëm suedez Karl Bild, tha se çfardo lëvizje në këtë drejtim do të kishte efekt zingjiror në Bosnje dhe gjithandej rajonit.
Komisionari evropian për zgjerim Olli Rehn, ka demantuar pohimet se Serbia ka sqaruar deklaratën e sekretarit të saj shtetëror Dushan Prorokoviq për dërgimin e trupave ushtarake në Kosovë, në rast të shpalljes së pavarësisë. Rehn deklaratën e vlerësoi, për "keqëardhje të madhe", sic u shpreh ai, dhe tha se pret sqarime para se kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica, të vizitoj Brukselin të mërkurën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG