Ndërlidhjet

SIDNEJ


Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta rishikojnë marrëveshjen e paqes, e cila formalisht do t'i jepte fund luftës së Koresë, nëse Koreja Veriore në mënyrë "të verifikueshme" do t'i jepte fund programit të saj bërthamor.
Bush i bëri thirrje edhe Kinës të lejojë më shumë liri, në kohën kur vendi përgatitet për Lojërat Olimpike 2008, dhe ta shfrytëzojë olimpiadën që të shfaqë më shumë përkushtim ndaj tolerancës dhe hapjes së shoqërisë. Presidenti Bush gjithashtu tha se i ka ftuar liderët e Azisë Juglindore në një takim në rançin e tij në Teksas.
XS
SM
MD
LG