Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjenerali i lartë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Irak, David Petraeus tha se progresi i qeverisë irakiane kah pajtimi kombëtar ishte zhgënjyes, përkundër përqendrimit të forcave amerikane me qëllim të promovimit të stabilitetit. Në një letër dërguar truapve amerikane, ai mëtutje shkroi se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë bërë përparime të rëndësishme të sigurisë gjatë muajve të fundit, pasi numri i sulmeve në mbarë Irakun, ka shënuar rënie në 8 prej 11 javëve të kaluara. Gjenerali Petraeus, gjatë javës së ardhshme, do të dëshmoj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara lidhur me situatën në Irak. Kjo dëshmi pritet me interesim të madh.
XS
SM
MD
LG