Ndërlidhjet

ALGJER


Agjencia zyrtare e lajmeve e Algjerisë raportoi se sot nga shpërthimi i një makine bombë janë vrarë 28 vetë dhe janë plagosur afro 30 të tjerë. Shpërthimi, që ndodhi në portin mesdhetar Delly, u bë vetëm dy ditë pasi një sulmues vetëvrasës me bombë vrau së paku 20 persona në qytetin Batna, pak kohë para vizitës së planifikuar nga presidenti Abdelaziz Bouteflika. Zoti Bouteflika për këtë sulm fajësoi militantët islamikë, që po përpiqen ta pengojnë politikën e tij të pajtimit kombëtar.
XS
SM
MD
LG