Ndërlidhjet

SIDNEJ


Presidenti amerikan, George Bush tha se paraqitja e videos së re nga lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden demonstron sa sa e rrezikuar është bota dhe tregon se përse Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të patundura në luftën në Irak. Këto komente presidenti Bush i bëri gjatë qëndrimit në Australi. Ai tha se lufta në Irak është pjesë e konfliktit kundër ekstremistëve dhe se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të tregojnë "vendosmëri dhe përkushtim" për të mos i lënë al-Kaidës strehim të sigurtë.
-Më duket interesant se në këtë shirit, është përmendur Iraku, që përkujton se Iraku është pjesë e kësaj lufte kundër ekstremistëve. Al-Kaidën e shqetëson Iraku për shkak se ata dëshirojnë të arrijnë objektivat e tyre në Irak, duke na përzënë neve dhe duke zhvilluar strehim të sigurtë. Kjo është arsye se ata dëshirojnë një strehim të sigurtë prej nga do të ndërmerrnin sulme kundër Amerikës ose aleatëve të tjerë. Prandaj, është e rëndësishme që ne të tregojmë vendosmëri dhe përkushtim për ta mbrojtur vetveten duke mos lejuar strehim të sigurtë për al-Kaidën dhe poashtu duhet ti mbështesim demokracitë e reja, tha presidenti Bush. Pjesë të videos së re janë transmetuar vetëm disa ditë para gjashtëvjetorit të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, më 11 shtator 2001, për të cilat al-Kaida pa thënë se i ka ndërmarrë. Por, raportohet se videoja, qartas, nuk përmban kërcënime të drejtëpërdrejta kundër Shteteve të Bashkuara ose ftesa për sulme. Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se ata po e analizojnë këtë video, për të cilën besohet se është paraqitja e parë e bin Ladenit gjatë pothuajse tri viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG