Ndërlidhjet

ROSTOV


Persona të armatosur kanë sulmuar trupat qeveritare në rajonin Ingusheti të Rusisë. Zyrtarët thanë se një rekrut dhe dy sulmues janë vrarë, kur pas mesnate sulmuesit kanë hapur zjarr kundër një baze të ministrisë së Brendshme, ku ishin vendosur trupat.
Mediat ruse raportuan edhe për një shpërthim bombe afër stacionit të policisë në Nalchik, kryeqytet i republikës Kabardino-Balkaria në Kaukazin Verior, por nuk pati njoftime për viktima.
XS
SM
MD
LG