Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se kryengritësit irakianë kanë vrarë sot një ushtar amerikan dhe kanë plagosur dy të tjerë në luftimet afër Bagdadit.
Po sot, të paktën 9 policë dhe 5 ushtarë irakianë janë vrarë në dy sulme të ndara në Irakun verior.
Ndërkohë, ushtria amerikane tha se është vrarë një militant i Al Kaedës, i cili i ka orkestruar sulmet në Irak në muajin gusht. Abu Mohammed al-Asri është vrarë në një sulm nga ajri 70 km larg Mosulit.
XS
SM
MD
LG