Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i ekipit të Bashkimit Evropian për për planifikimin në Kosovë, Kasper Klinge deklaroi se pas periudhës shtesë 120 ditëshe për statusin e Kosovës, "nëse arrihet marrëveshja ndërmjet Beogradit e Prishtinës, që është dëshirë e të gjithëve, do të ishte zgjidhja më e mirë". Ai mëtutje tha se "nëse kjo nuk ndodhë, atëherë duhet të gjinden zgjidhje të reja". Kaspar Klinge tha se Bashkimi Evropian shpreson se rezoluta për statusin e Kosovës do të miratohet në Këshillin e Sigurimit. Por, sipas tij, "nëse për shkak të ndonjë arsye rezoluta nuk do të miratohej, atëherë duhet të gjindet ndonjë zgjidhje tjetër që BE-ja të përfshihet në Kosovë". Atëherë juristët e BE-së do të mendojnë për "zgjidhje alternative", i tha zoti Klinge gazetës Blic. Ai tha poashtu se BE-ja i ka propozuar Beogradit që ti nxisë serbët e Kosovës që të dalin në zgjedhjet e Kosovës, pasi është e rëndësishme që ti kenë përfaqësuesit e zgjedhur politikë.
XS
SM
MD
LG