Ndërlidhjet

KIEV


Presidenti i Ukrainës Viktor Yuschenko ka deklaruar se zyrtarët rusë nuk kanë bashkëpunuar në hetimet për të përcaktuar se kush e kishte helmuar atë me dioksinë gjatë fushatës presidenciale në vitin 2004.
Yuschenko ka thënë se laboratoret ruse kanë refuzuar të prodhojnë mostra të dioksinës, edhe pse ai e kishte diskutuar çështjen me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Yuschenko gjithashtu ka thënë se prokurorët rusë nuk u janë përgjigjur kërkesave për t'i dorëzuar tre të dyshuarit kryesorë për rastin në fjalë.
XS
SM
MD
LG