Ndërlidhjet

SERWER: PAS 10 DHJETORIT DO TË KEMI PERIUDHË TRANZITORE 120 DITËSHE


Daniel Serwer nga Instituti i SHBA-ve për Paqe, Uashington

RADIO EVROPA E LIRË
Ditëve të fundit kemi shumë thirrje drejtuar vendeve anëtare për unitet në BE lidhur me statusin e Kosovës. Sipas jush, përse duket se BE-ja nuk është unike në këtë çështje?

DANIEL SERWER
Mendoj se ka pikëpamje të ndryshme në Bashkimin Evropian, pasi vende të ndryshme kanë interesa të ndryshme. Mendoj se qartas, nga këndvështrimi i Qipros, pavarësia e Kosovës paraqet problem pasi ata kanë probleme me pjesën turke të Qipros dhe nuk kanë dëshirë që çështja të zgjidhet në të njejtën mënyrë. Kjo mund të thuhet edhe për Spanjën lidhur me rajonin bask. Pra, ekzistojnë disa vende në Evropëë që do ta konsideronin si precedent të keq.

RADIO EVROPA E LIRË
Pra, a mendoni se në fund ata do ta arrijnë këtë unitet?

DANIEL SERWER
Nuk e di. Do të ishte gjë e mirë nëse ata e bëjnë këtë. Një publikim që e kemi përgatitur sugjeron se nëse BE-ja nuk e arrinë unitetin atëherë, pavarësisht nga kjo, Shtetet e Bashkuara dhe aletatët e saj kryesorë do të duhej të vazhdonin që ta bëjnë të qartë se ata do ta njohin Kosovën dhe do të kujdesen që Kosova ta implementoj planin e Ahtisaarit. Më lejoni të them se gjëja më e keqe që mund të ndodhë gjatë kësaj periudhe është dhuna kundër serbëve në Kosovë.

RADIO EVROPA E LIRË
Tash jemi në periudhën shtesë për negociata ndërmjet Kosovës e Serbisë me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë. A mendoni se në këtë periudhë shtesë do të arrihet diçka duke pasur parasysh dallimet e mëdha ndërmjet të dy palëve?

DANIEL SERWER
Nuk pres shumë nga këto bisedime, por do të kisha dëshirë, që ky qëndrim të tregohej i gabuar.

RADIO EVROPA E LIRË
Kjo periudhë shtesë do të zgjasë deri më 10 Dhjetor. A mendoni se pas kësaj date çështja do të kthehet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara apo jo?

DANIEL SERWER
Nuk e di. Varet se a do të ketë sukses ose jo. Nëse ka sukses, çështja do të kthehej në Këshillin e Sigurimit, nëse jo, unë pres që çështja nuk do të shkojë detyrimisht në Kombet e Bashkuara dhe do tu mbetet Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre kryesor të vendosin se çka do të bëjnë vetë.

RADIO EVROPA E LIRË
Pak më parë e përmendët planin e Ahtisaarit. Shumë zyrtarë ndërkombëtarë thonë se ky plan është ende shumë aktual dhe se ky plan është i vetmi që ishte pranuar nga Shtetet e Bashkuara dhe nga pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian. Si e shihni ju këtë çështje?

DANIEL SERWER
Mendoj se plani i Ahtisaarit është një plan, por pikëpamja ime personale është se nuk mund të lëvizet shumë larg nga plani i Ahtisaarit.

RADIO EVROPA E LIRË
Institucionet e Kosovës thonë se pas 10 Dhjetorit ato da ta miratojnë deklaratën për pavarësi të bazuar në planin e Marti Ahtisaarit dhe do të kërkojnë nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera kryesore ndërkombëtare që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Si i shihni ju këto zhvillime?

DANIEL SERWER
Mendoj se Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme që të mos e shpallë pavarësinë pa e pasur paraprakisht të rregulluar çështjen e njohjes. Mendoj se do të jetë një periudhë tranzitore, pas 10 Dhjetorit. Shpresoj që kjo do të jetë tranzicion te prania ndërkombëtare civile, që do ta zëvendësoj UNMIK-un si përfaqësues ndërkombëtar për planin e Ahtisaarit. Prandaj nuk e shohë se pavarësia do të ndodhë mendjëherë pas 10 Dhjetorit. Mendoj se ajo do të ndodhë pas 120 ditësh të periudhës tranzitore. E kjo do të ndodhë në koordinim dhe me dirigjimin e Kosovës, të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane, e jo në mënyrë të njëanshme.

Intervistoi: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG