Ndërlidhjet

VJENË


Përfaqësues të 16 shteteve formuan sot në Vjenë një organizatë të re që promovon shfrytëzimin paqësor të energjisë bërthamore.
Partneriteti Global për Energji Bërthamore u inicua nga Shtetet e Bashkuara, dhe në të përfshihen edhe vendet si Rusia, Kina, Franca, Japonia e Kazakistani.
Grupi synon të promovojë energjinë bërthamore për ta frenuar varshmërinë nga nafta dhe gazi, si dhe për të reduktuar emisionin e gazrave në atmosferë, i cili shihet si shkaktari i ndryshimeve klimatike.
XS
SM
MD
LG