Presidenti i Pakistanit,Pervez Musharraf do të paraqesë dorëheqje nga posti i komandantit të ushtrisë aty kah gjysma e muajit Nëntor, me qëllim që të veproj si lider civil politik, njoftoi një zyrtar i lartë i partisë së zotit Musharraf. Në këtë aspekt thuhet se zoti Musharraf, nga Parlamenti, do të kërkoj edhe një mandat pesëvjeçar presidencial, para se të tërhiqet nga posti i lartë ushtarak. Këto komente u bënë pasi Gjyqi Suprem i Pakistanit e fillon dëgjimin e 10 peticioneve kundër presidentit Musharraf, që janë paraqitur nga konservatorët fetarë, nga grupe juristësh dhe organizata joqeveritare.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.