Ndërlidhjet

JAGODINË/SERBI


Lideri i Këshillit Kombëtar serb në veri të Kosovës, Millan Ivanoviq tha se ekziston mundësia që për serbët në Kosovë të organizohen zgjedhje paralele. "Ekziston mundësia dhe mendime për organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë në rast se Kuvendi i Serbisë e shpallë mbajtjen e zgjedhjeve në nivele të disa komunave në Kosovë", tha Millan Ivanoviq në një intervistë për televizionin Palma Plus. Sipas tij, në këtë rast, serbët në disa komuna në Kosovë, do të dilnin në zgjedhje pavarësisht nga zgjedhjet që janë caktuar nga administrata ndërkombëtare në Kosovë.
XS
SM
MD
LG