Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates tha se Afganistani është test "lakmusi" për NATO-n.
Në tekstin e një fjalimi që do ta mbajë sonte, Gates thotë se aleatët e Shteteve të Bashkuara ngurrojnë t'i japin resurset e nevojshme, apo t'i vënë njerëzit e tyre në linjat e zjarrit në Afganistan, "ndonëse jemi dakorduar se demokracia është kyçe për të stabilitetin e qëndrueshëm atje".
Gates edhe më parë u ka kërkuar aleatëve evropianë të japin më shumë trupa dhe pajisje për misionin e NATO-s në Afganistan për të përballuar kryengritjen e talebanëve.
XS
SM
MD
LG