Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli ka shpallur sot Rripin e Gazës "entitet armik". Ky vendim i mundëson autoriteteve izraelite që t'ia ndërpresin furnizimin me rrymë, ujë dhe karburante këtij territori, i vënë nën kontrollë të Hamasit në qershor të këtij viti. Por, ministrja e Jashtme, Cipi Livi, duke folur në konferencën e përbashkët me skretaren amerikane të shtetit, Condoleezza Rice, ka vë në spikamë se vendimi i Izraelit nuk do të prekë ndihmat humanitare. Në anën tjetër, Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara do të sigurohen se shumica e 1 milion e gjysmë palestinezëve në Rripin e Gazës, të cilët nuk kanë të bëjnë me sulmet me granata, të mos pësojnë pavarësisht shtypjes së Izraelit.
"Ne nuk do t'i braktisim palestinezët e pafajshëm në Gaza dhe vërtet do të bëjmë çdo përpjekje që të merremi me nevojat e tyre humanitare", tha në konferencën e përbashkët për shtyp, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG