Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të ishte "zgjidhja më e keqe nga të gjitha variantet e mundshme", ndërsa pasojat e një politike të tillë do të ishin të paparashikueshme, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Alekseyev.
"Ndikimi i jashtëm në çështjen e Kosovës është aq i madh, sa që nuk besoj se Prishtina do të vendosë që njëanshëm të shpallë pavarësinë, po të mos kishte pëlqimin nga jashtë", ka thënë Alekseyev.
"Këshilli i Sigurimit është i vetmi që mund të sjellë vendim për statusin e ardhshëm të Kosovës", ka thënë ambasadori rus, për të shtuar se Moska do të insistojë fuqishëm në këtë qëndrim.
XS
SM
MD
LG