Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon dhe presidenti afgan Hamid Kharzai e kanë bashkë kryesuar takimin e nivelit të lartë të vendeve kryesore, mbështetja e të cilave është e nevojshme për të ndihmuar në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në Afganistan.
Në mesin e 24 vendeve përfshihen Shtetet e Bashkuara, Irani, Turqia dhe Pakistani.
Takimi u fokusua në mënyrat për të promovuar sigurinë, qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në Afganistan, si dhe luftimin e tregtisë së drogës.
XS
SM
MD
LG