Ndërlidhjet

LONDËR


Organizata Amnesty International ka akuzuar Perëndimin për dështim, që në mënyrë adekuate t'u ndihmojë refugjatëve irakianë. Sipas kësaj organizate, refugjatët irakianë tash përbëjnë krizën më të madhe botërore të zhvendosjes së njerëzve. Amnesty thotë se vendet perëndimore, përfshirë edhe ato që morën pjesë në invadimin e Irakut në vitin 2003, në të shumtën e rasteve po i injorojnë irakianët, që po përpiqen të largohen nga konflikti. Organizata vlerëson se afro 4.2 milionë irakianë janë të zhvendosur. Prej tyre, afro 2.2 milionë në Irak, ndërsa të tjerët në Siri dhe Jordani.
XS
SM
MD
LG