Ndërlidhjet

JANGON


Dhjetëra mijëra protestues anti qeveritarë në Majamar, ish Birmani, të udhëhequr nga murgjit budistë, kanë marshuar nëpër qytetin Jangon dhe pastaj janë shpërndarë në mënyrë të qetë. Në demontsratat më të mëdha për demokracinë prej vitin 1988, protestën e sotme murgjit e filluan në një tempull të shenjë të këtij vendi e pastaj marshuan nëpër qytet. Këto protesta filluan muajin e kaluar kur u protestua kundër rritjes së çmimeve të karburantit por prej atëherë janë zgjeruar në demonstratë të përgjithshme kundër juntës ushtarake në pushtet në këtë vend.
XS
SM
MD
LG