Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari britanik i mbrojtjes, Des Browne tha se talibanët, në një pikë në të ardhmen, duhet të involvohen në procesin paqësor në Afganistan me qëllim që të arrihet stabilitet në këtë vend. Ai mëtutje tha se nuk beson se Talibanët do ti shmangen kësaj. Këto komente u bënë pasi presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai kishte paraqitur interesim për të zhvilluar negociata me mbështetësit e talibanëve. Des Browne tha se ndoshta nuk do të jetë e mundshme që në Afganistan të krijohet një sistem juridik i stilit perëndimor, por se mund të paraqitet një sitem që e ka origjinën në të drejtën islamike.
XS
SM
MD
LG