Ndërlidhjet

BERLIN


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka deklaruar për javoren gjermane "Franfurter Rundschau", se përfaqësuesi i BE-së në Treshen negociatore, Wolfgang Ischinger, i ka thënë atij se pavarësia e Kosovës më nuk vihet në pyetje. "Pavarësia është punë e kryer. Bisedova me Ischingerin. Më tha se është cituar gabimisht. Ma konfirmoi se pavarësia fare nuk vihet në pyetje më", ka thënë Çeku.
Duke shfaqur bindjen se dalëngadalë të gjitha vendet do ta njohin pavarësinë e Kosovës, Çeku ka përkujtuar pavarësimin e Sllovenisë dhe Kroacisë dhe ka shtuar se "njohja e pavarësisë është proces, i cili nuk zhvillohet brenda natës".
XS
SM
MD
LG