Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti Mahmud Ahmadinejad i tha Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se programi bërthamor i Iranit është çështje e mbyllur, dhe tash do të mbikqyret nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Ai tha se aktivitetet bërthamore të Iranit kanë qenë "kompletisht paqësore dhe transparente", ndërsa i akuzoi fuqitë perëndimore se përpiqen t'i mohojnë Iranit të drejtën për energji bërthamore.
Delegacioni amerikan e lëshoi sallën pak para fjalimit të presidentit iranian.
Dje, presidenti i Francës Nicolas Sarkozy i tha Asamblesë së Përgjithshme se do të ishte rrezik i papranueshëm që Irani të lejohet të ketë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG