Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti Mahmud Ahmadinejad i tha Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se programi bërthamor i Iranit është çështje e mbyllur dhe tash do të mbikëqyret nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Ai tha se aktivitetet bërthamore të Iranit kanë qenë "tërësisht paqësore dhe transparente", ndërsa i akuzoi fuqitë perëndimore se përpiqen t'i mohojnë Iranit të drejtën për energji bërthamore. Delegacioni amerikan e lëshoi sallën pak para fjalimit të presidentit iranian. Dje, presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, i tha Asamblesë së Përgjithshme, se do të ishte rrezik i papranueshëm që Irani të lejohet të ketë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG