Ndërlidhjet

NISH


Ambasadori francez në Serbi Jean François Teral, tha se Franca do të bëjë gjithçka të përafrohen qëndrimet e Prishtinës dhe Beogradit mbi statusin e Kosovës.
"Pozicioni i Francës lidhur me Kosovën është se duhet të jemi realistë", tha Teral. Ai tha se ekzistojnë dy elemente të realitetit kosovar, dhe se ngjarjet e rënda në të kaluarën në Kosovë kanë "bërë që dy bashkësitë të mos mund të jetojnë së bashku".
"Është vështirë të mos merret parasysh fakti se 90% e popullsisë dëshiron pavarësinë. Elementi tjetër është se në Kosovë ka një bashkësi serbe, andaj janë shumë të mëdha interesat e Serbisë në këtë territor. Këto interesa duhet të ruhen, dhe bashkësisë serbe t'i mundësohet që të jetojë në kushte normale", ka thënë ambasadori i Francës në Beograd.
XS
SM
MD
LG