Ndërlidhjet

NJU JORK


Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë sot në Kombet e Bashkuara e mbajnë takimin e parë të drejtëpërdrejtë për statusin e Kosovës nën udhëheqjen e treshes ndërkombëtare. Të dy palët kanë dallime të mëdha lidhur me statusin e Kosovës. Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica tha mbrëmë në Nju Jork se në takimin me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Nicholas Burns ka pasur bisedë të "gjatë", pasi Shtetet e Bashkuara kanë "qëndrim krejtësisht kundërshtues ndaj qëndrimit të Serbisë" përkatësisht e mbështesin pavarësinë e Kosovës. Ai tha se kërkoi nga zoti Burns që Shtetet e Bashkuara t'i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre lidhur me Kosovën". Nga ana tjetër, anëtari i delegacionit të Kosovës në bisedimet e sotme, Veton Surroi u tha gazetarëve në Nju Jork se "nuk ka çka të bisedohet për statusin e Kosovës, por duhet të bisedohet për raportet e ardhshme ndërmjet Kosovës e Serbisë. Serbia ka qenë destruktive deri tash dhe herën e fundit destruktivitetin e saj e tregoi me ftesën për serbët e Kosovës, që të mos marrin pjesë në zgjedhje", tha Veton Surroi.
XS
SM
MD
LG