Ndërlidhjet

VUKOVAR


Kroatët po shprehin pakënaqësi për atë që ata thonë se janë dënime të lehta për ish oficerët e armatës jugosllave lidhur me, siç raportojnë agjencitë e lajmeve, të ashtuquajturin masakër të Vukovarit në vitin 1991. Tribunali i Hagës për krime të Luftës dje dënoi Mile Mërkshiqin me 20 vjet, ndërsa të akuzuarin tjetër Veselin Shlivançanin me 5 vjet burgim. I akuzuari i tretë Mirosllav Radiq u lirua. Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader tha se vendimi i gjyqit ishte i "turpshëm", ndërsa presidenti Stipe Mesiq vlëerësoi se dënimet ishin "krejtësisht të papranueshme".
XS
SM
MD
LG