Ndërlidhjet

NOVI SAD


Lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi ka deklaruar se shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk kërkojnë që në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të vendosen forcat paqësore, por vetëm që bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më e pranishme në këtë pjesë. Ai i tha gazetës Dnevnik se prania e bashkësisë ndërkombëtare po dobësohet dhe se po paralajmërohet tërheqja e plotë e misionit monitorues.
"Përkundër këtyre tendencave, vlerësimi ynë është se kjo prani nuk guxon të reduktohet, por do të duhej të jetë edhe më e theksuar, në mënyrë që problemet shumë të ndjeshme, që ekzistojnë në rajon, të fillojnë seriozisht të zgjidhen", tha Halimi. Sipas tij, "situata politike dhe e sigurisë në këtë rajon në tërësi nuk është e kënaqshme".
XS
SM
MD
LG