Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet të arrijë sot në Prishtinë për të marrë pjesë në varrimin e nipit të tij, Shqipdon Haradinajt, i cili dje është goditur për vdekje nga një automjet udhëtarësh. Në një komunikatë për opinion të lëshuar nga Michael O’Reilly, koordinator i mbrojtjes së ish kryeministrit të Kosovës, thuhet se nga aeroporti i Prishtinës Haradinaj do të udhëtojë menjëherë për në Gllogjan, për të qëndruar me familjen e tij. Kjo vizitë e ish kryeministrit në Kosovë është ekskluzivisht private, thuhet në komunikatë, në të cilën mediat janë lutur që të respektojnë privatësinë e Haradinajt dhe familjes së tij. Haradinaj do të qëndroj në Kosovë katër ditë, kështu ka vendosur Tribunali i Hagës.
XS
SM
MD
LG