Ndërlidhjet

BRUKSEL


"Unilateralizëm egoist" e ka cilësuar komisioneri evropian për zgjerim Oli Rehn kërcënimin e Rusisë për të vënë veton në Këshillin e Sigurimit lidhur me pavarësinë e Kosovës.
"Nuk ka vend për unilateralizëm egoist sic është kërcënimi për përdorimin njëanshëm të vetos", tha Rehn në Paris.
"I bëjmë thirrje partnerëve të tjerë në bashkësinë ndërkombëtare të miratojnë një qasje të përgjegjshme që mund të lehtësojë një zgjidhje të ndërmjetësuar", tha Rehn.
Ai shtoi se "Kosova nuk do jetë shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara dhe as Serbia nuk do përpiqet t'i bashkohet Rusisë. E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë janë me Bashkimin Evropian."
XS
SM
MD
LG