Ndërlidhjet

SEUL


Presidentët e Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët për bisedime që do zyrtarizonin përfundimin e luftës së Koreve që zgjati nga viti 1950 – '53.
Bisedimet paqësore do duhet të përfshijnë edhe Kinën e Shtetet e Bashkuara, që morrën pjesë në luftë. Presidenti amerikan tha se mund të diskutojë rreth një marrëveshje paqeje vetëm nëse Koreja e Veriut shkatërron armët bërthamore.
Shtetet e Bashkuara do dërgojnë një ekip ekspertësh në Korenë e Veriut për të mundësuar shkatërrimin e armëve bërthamore, sic parashihet në marrëveshjen gjashtëpalëshe.
XS
SM
MD
LG