Ndërlidhjet

MOSKË


"Është e mundshme që të arrihet marrëveshje, por vështirë është të besohet se Beogradi dhe Prishtina mund ta arrijnë atë vetëm", deklaroi përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger. Në këtë aspekt, ai tha se të dyja palëve "u duhet ndihma" dhe shtoi se Treshja "po e propozon një ndihmë të këtillë". Këto komente zoti Ischinger i bëri në intervistën për të përditshmen moskovite 'Komersant'. I pyetur nëse Bashkimi Evropian do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, nëse negociatat nuk sjellin rezultat, ai ka shprehur bindjen se BE-ja do të mbetet e bashkuar, pavarësisht nga rezultati i bisedimeve. "Nëse merret vendim i njëanshëm, BE-ja gjithsesi do të paraqitet në pozicione të përbashkëta. Njohja apo mosnjohja është prerogativë jo e BE-së si e tillë, por e vendeve veç e veç", tha zoti Ischinger dhe theksoi se Bashkimi Evropian "do të mbetet unik në qasjen e tij". Më tutje, ai theksoi se nuk shqyrtohet mundësia e ndarjes së Kosovës dhe se nuk beson në mundësinë e zbatimit të "modelit të Hong Kongut".
XS
SM
MD
LG