Ndërlidhjet

KABUL


Ushtria e Pakistanit ka njoftuar se shumë militantë pro talibanë janë vrarë gjatë disa ditëve të kaluara në luftimet në Waziristanin Verior, në kufi me Afganistanin. Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjenerali Waheed Arshad tha se 130 militantë dhe 45 ushtarë pakistanezë janë vrarë gjatë luftimeve disa ditëshe. Sipas tij, forcat pakistaneze i janë kundërpërgjigjur sulmeve të militantëve. Me këtë rast, ushtria ka ndërmarrë sulme tokësore dhe ajrore.
Militantët talibanë dhe ata të Al-Kaidës janë vendosur në këtë rajon pasi ata ishin larguar në Afganistan nga sulmet e Shteteve të Bashkuara në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG