Ndërlidhjet

STOKHOLM


Autoritetet e Suedisë po i hetojnë rrethanat lidhur me një incident në kufirin Kosovë – Maqedoni, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Sofia Karlberg. Siç raporton më tutje agjencia DPA, më herët nga Shkupi ishte sugjeruar se një diplomat dhe disa ushtarë të KFOR-it në Kosovë ishin përpjekur t'u ndihmojnë pesë shqiptarëve të Kosovës për të hyrë në Maqedoni, megjithqë këtyre personave u mungonin vizat hyrëse. Zëdhënësja Karlberg tha se duket se ka ndodhur një "gabim administrativ", por ajo ka përjashtuar mundësinë e trafikimit. Sipas saj, autoritetet e Suedisë po bashkëpunonin me Maqedoninë lidhur me këtë incident, që ndodhi gjatë funjavës së kaluar.
XS
SM
MD
LG