Ndërlidhjet

SHKUP


Në qoftë se deri më 10 dhjetor nuk arrihet marrëveshje për statusin e Kosovës, Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë zbatimin e planit të Ahtisaarit, ripërsëriti sot në Shkup, Rosemary Di Carlo, zëvendësndihmëse e Sekretares amerikane të shtetit.
Në ditën e dytë të vizitës në Maqedoni, Di Carlo gjithashtu ka kërkuar konsensus politik ndërmjet Qeverisë dhe opozitës për zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Sipas zyrtares së lartë amerikane, anëtarësimi në NATO varet nga progresi që do të arrijë Maqedonia deri në prill të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG