Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates mbërriti në Londër, ku me homologun britanik Des Browne do ta diskutojë gjendjen në Irak, Afganistan, dhe ndoshta edhe krizën rreth programit bërthamor të Iranit. Gates u ndalua në Londër rrugës për në Moskë, ku ai dhe Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice do të takohen me homologët e tyre rusë më 12 dhe 13 tetor.
Bisedimet në Moskë pritet të fokusohen në planet amerikane për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, të cilin Rusia fuqishëm e kundërshton.
XS
SM
MD
LG