Ndërlidhjet

VJENË


Presidenti i Austrisë Heinz Fischer sot u përfshi në debatin kombëtar rreth deportimit të të huajve, duke thënë se atij i kujtohet koha kur austriakët shkonin në vendet tjera dhe u mundësohej strehimi atje.
Debati u nxit nga hallet e 15-vjeçares Arigona Zogaj, prindët e së cilës u deportuan në Kosovë në shtator. Arigona bëri publike një letër dhe një video, që u transmetua në televizion, ku u kërcënua se do të vrasë veten nëse familjes së saj nuk i mundësohet rikthimi në Austri, por ministria e Brendshme tha se familja nuk i plotësonte kriteret për azil. Në deklaratën e presidentit Fischer thuhet se ata që kanë aplikuar për azil para 1 janarit, 2000, nuk duhet të kenë frikë nga deportimi nëse e flasin gjermanishten, nëse kanë punë dhe nëse janë "integruar plotësisht".
XS
SM
MD
LG