Ndërlidhjet

JERUSALEM


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice e filloi turneun në vendet e Lindjes së Mesme në përpjekje për të ndihmuar përgatitjen e konferencës së ardhshme për shtetësinë e Palestinës. Negociatorët izraelitë dhe palestinezë tashmë janë takuar për të adresuar çështjet kyçe para bisedimeve të sponsorizuara nga Uashingtoni, të cilat pritet të mbahen në Maryland në nëntor.
Rice u takua sot me kryeministrin izraelit Ehud Olmert, ndërsa pasdite udhëtoi në Bregun Perëndimor për t'u takuar me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.
Turneun në Lindjen e Mesme Rice do ta vazhdojë me vizitat në Jordani dhe Egjipt.
XS
SM
MD
LG