Ndërlidhjet

WIESBADEN


Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë Vladimir Putin që të punojë me Evropën për të gjetur zgjidhje për çështjet globale.
"Ne e dimë se vetëm së bashku mund t'i zgjidhim problemet globale. Aktualisht, po diskutojmë shumë rreth Iranit dhe Kosovës", tha Merkel.
"E dimë se duhet të përpiqemi të gjejmë një gjuhë të përbashkët ndonëse nuk është gjithmonë e lehtë", tha kancelarja gjermane në një konferencë në Wiesbaden, ku qe i pranishëm edhe Putin.
Edhe pas takimit Merkel-Putin, midis Gjermanisë dhe Rusisë vazhdojnë të mbeten mospajtimet në çështjet e energjisë, statusit të Kosovës, programit bërthamor të Iranit dhe të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG