Ndërlidhjet

LUXEMBOURG


Shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian u kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të "bëjnë çmos që në bisedimet të gjindet zgjidhje për statusin e Kosovës". Në konkluzat e takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, është kërkuar nga shqiptarët dhe pala serbe që në negociatat e mëtejme me ndërmjetësimin e Treshes së Grupit të Kontaktit, "të angazhohen me kreativitet dhe vendosmëri".
Ministrat thanë se këto porosi i bënë duke "patur parasysh se negociatat me ndërmjetësimin e Treshes do të konkludohen më 10 dhjetor me raportin për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara".
XS
SM
MD
LG