Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç ka vlerësuar se shpallja eventuale e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do ta destabilizonte Ballkanin Perëndimor dhe do t'i ngadalësonte proceset dhe përpjekjet integruese drejt Bashkimit Evropian.
Gjatë një fjalimi në forumin ekonomik në Beograd, Jeremiç ka thënë se Serbia është e gatshme "të heqë dorë nga shumë çka" në procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës, por nuk mund të heqë dorë nga sovraniteti mbi Kosovën.
XS
SM
MD
LG