Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri irakian, Nuri al Maliki ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar për të diskutuar kërcënimet turke për operacione ushtarake në veri të Irakut.
Takimi po zhvillohet në kohën kur qeveria turke pret miratimin e Parlamentit për operacione në veri të Irakut kundër militantëve kurdë.
Kryeministri turk deklaroi gjatë ditës se drita e gjelbër nga parlamenti nuk do të thotë ndërmarrje e menjëhershme e sulmeve.
Rusia ka kërkuar edhe sot nga Turqia të mos pushtojë pjesën veriore të Irakut.
XS
SM
MD
LG