Ndërlidhjet

PRISHTINË


Korrespondentja e “Zërit të Amerikës” në gjuhën serbe, nga Kosova, Vesna Bojiçiq, mbrëmë është rrahur dhe kërcënuar për shkak të raportimit të saj. Zonja Bojiçiq tha se një burrë i veshur me rroba kamuflazhi dhe këpucë ushtarake, me një maskë në fytyrë, kishte hyrë me forcë në apartamentin e saj dhe e kishte rrahur. Ajo ka thënë se do të vazhdojë të njoftojë për zhvillimet në Kosovë, pavarësisht faktit se çfarë mendojnë për këtë shqiptarët ose serbët. Në anën tjetër, zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani, ka deklaruar se policia nuk ka asnjë informacion lidhur me rrahjen e Vesna Bojiçiqit. Sidoqoftë, hetimet për rastin janë hapur, por në bazë të shkrimeve që kanë dalë në media, sepse vetë rasti nuk është raportuar në polici.
XS
SM
MD
LG