Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates do ta shqyrtojë zhvendosjen e trupave amerikane nga Kosova në Afganistan nëse aleatët e NATO-s nuk i përmbushin përkushtimet e tyre, ka thënë një zyrtar i qeverisë amerikane.
"Sekretari e ka shqyrtuar idenë e lëvizjes së forcave tona nga Kosova në Afganistan, por në fund të javës vendosi ta zgjatë mandatin e KFOR-it deri në verën e ardhshme", e transmeton Reuters sekretarin për shtyp në Pentagon, Geoff Morrell.
"Sekretari është i zhgënjyer me paaftësinë e NATO-s që t'u dalë zot përkushtimeve. Nëse kjo nuk ndryshon deri atëherë, ai është i gatshëm të shkojë te sekretarja e shtetit dhe te presidenti për të diskutuar tërheqjen e trupave tona nga Kosova", tha Morrell.
XS
SM
MD
LG