Ndërlidhjet

ANKARA


Turqia po i përforcon trupat e saj afër kufirit me Irakun, pas rritjes së tensioneve që pasuan vrasjen e 17 ushtarëve turq nga rebelët kurdë. Tetë ushtarët tjerë, që konsiderohen të zhdukur, besohet të jenë rrëmbyer nga kryengritësit. Associated Press raportoi se 50 automjete ushtarake të ngarkuara me ushtarë dhe armë, sot janë nisur drejt qytetit Uludere, afër kufirit irakian.
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje, por kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan tha se Uashingtoni duhet të veprojë menjëherë për t'i kontrolluar rebelët në Irak.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Ali Babacan tha se vendi i tij do të synojë një zgjidhje diplomatike përpara se t'i dërgojë trupat në Irakun verior për ti luftuar rebelët kurdë.
XS
SM
MD
LG